Zidane paralajmëron largimin: Juventus gjithmonë ka qenë i rëndësishme për mua

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dje ka paralajmëruar largimin pas fitores kundër Liverpoolit.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat bindës 3 – 1, derisa ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në “Anfield”.

Tekniku francez tha se Juventus është i rëndësishëm për të dhe në fund të edicionit do vendos për të ardhmen.

“Italia është gjithmonë në zemrën time, Juventus gjithmonë ka qenë i rëndësishëm për mua”.

“Rikthimi? Nuk e di (qesh). Jam te Real Madridi tani. Do shohim”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë nënkupton se ekziston mundësia që pasi të përfundojë ky edicion Zidane t’i bashkohet “Bianconerëve”.