Zidane: Ndeshja kundër Interit është finale, lojtarët duan të fitojnë

“Los Blancos” e presin klubin italian, derisa dy skuadrat duan pikët e plota në mënyrë që të ngritën më lartë në tabelë, transmeton lajmi.net.

Zidane e sheh shumë të vështirë përballjen ndaj Interit, që e cilëson si finale.

“Inter është skuadër e mirë, me fizikë shumë të mirë dhe luajnë futboll të mirë. Është ndeshje e vështirë për ne. Është finale”.

“Këto janë tri pikë që duhet t’i fitojmë. Çdo ndeshje është finale, e dimë dhe duhet të koncentrohemi pa menduar se çfarë do ndodh me vonë”.

Tutje, Zidane theksoi se lojtarët do bëjnë çmos që të fitojnë.

“Lojtarët e Madridit duhet të japin gjithçka sepse luajnë për klubin. Jemi duke formuar skuadër garuese që mund të fitojë ndonjë gjë”.

“Gjithmonë flasim se çfarë duhet të ndryshojmë, por këta djem janë garues. Duan të fitojnë dhe mund të them këtë si trajner”.

“Diskutoj me ta, duam të provojmë të arrijmë qëllimet tona dhe të mbajmë nivelin lartë”, përfundoi tekniku francez.

Përballja mes Realit dhe Interit zhvillohet në “Alfredo di Stefano” dhe nis në ora 21:00./Lajmi.net/