Ibra ngrit në këmbë tifozët suedezë – a do të kthehet përsëri në ekipin kombëtar?!

Zlatan Ibrahimovic është 39 vjeç, por ai është udhëheqës i vërtetë i Milanit i cili pas një kohe të gjatë luan shkëlqyeshëm në Serie A.

Ditët e fundit, përveç se është i shkëlqyeshëm në fushë, Ibra është aktiv edhe në rrjetet sociale, dhe këtë mëngjes ai publikoi disa fjalë me të cilat arriti të ngrit suedezët në këmbë, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi me përvojë, i cili ka shënuar shtatë gola këtë sezon në Serie A, njoftoi një kthim të mundshëm në ekipin kombëtar suedez.

“Ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë”, shkroi Ibrahimovic në përshkrimin e një fotoje të tij me fanellën e kombëtares suedeze.

Kjo menjëherë u pasua me një reagim nga përzgjedhësi i kombëtares skandinave, Jane Anderson, i cili deklaroi se nuk e dinte pse Zlatan publikoi këtë foto.

“Unë nuk e di pse e bëri atë, ju mund të flisni me të. Nuk kam ide. Ne nuk kemi dëgjuar nga njëri-tjetri akoma”, tha Anderson.

Ibrahimovic i tha lamtumirë Suedisë pas Kampionatit Evropian në vitin 2016 dhe shënoi 62 gola në total.