Zidane: Kritikat janë të merituara, veçanërisht ndaj meje

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Cadiz në La Liga.

Real Madrid janë befasuar në fundjavë në shtëpi, kur u munden 0-1 nga Cadiz.

Zinedine Zidane, ka qenë ndër të parët te Real Madrid që ka folur për këtë humbje, duke marrë përgjegjësinë.

“Kritika duhet të na bëjë të fortë. Është normale të kesh kritika. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të punojmë më shumë. Ne e merituam kritikën, veçanërisht unë”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.

Zidane u pyet më pas nëse Real Madrid janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Ne e dimë se kush jemi dhe sa vlejmë. Është e rëndësishme të jesh i përgatitur mirë, sepse shumë skuadra dëshirojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ne do të përpiqemi ta fitojmë atë, por sigurisht që do të ketë momente të vështira”.