Zidane: “Courtois është i mrekullueshëm”

Zizu ka lavdëruar formën e mirë të Courtois.

Thibaut Courtois është rikthyer të jetë ai që ishte në Botërorin e Rusisë, pas vitit të parë jo të mirë në Real Madrid.

Zinedine Zidane nuk ka lënë pa përshëndetur paraqitjet e mira që është duke i bërë belgu.

“Ai ka ndikim të madh. Ai është portieri ynë, ajo çfarë po bën çdo ndeshje është fenomenale”, tha Zidane.

“Duhet të jenë të gjithë aty kur është në pyetje për t’u mbrojtur… sot, ai ka qenë shumë i mirë duke ndalur 2, 3 goditje dhe i gjithë ekipi tregoi karakter”.

“Duhet të vazhdojmë kështu”.