Ziberi viziton varret e Trajkovskit e Imerit

Kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së Naser Zibei në kuadër të fushatës, vizitoi varret e ish presidentit Boris Trajkovskit dhe ish kryetarit të PPD-së Imer Imerit. Siç njoftojnë nga BDI, Ziberi vlerësoi kontributin e Trajkovskit dhe Imerit në ndërtimin e shoqërisë multietnie duke theksuar se si vend medoemos duhet të përkujdesemi dhe ta përmirësojmë këtë trashëgimi të madhe të shndërruar në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit e cila tashmë është bërë pjesë e preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.