Drejtësi e jo politikë nga Gjykata Speciale, është prokurori ai që duhet të jap dorëheqje, jo Presidenti Thaçi!

Shkruan: Rafis Aliti – Mësuesi
Aktakuza e propozuar ndaj Presidentit Thaçi ende nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. Prokurori është ai që duhet të japë dorëheqje për veprimin e kundërligjshëm që ka bërë me publikimin e aktakuzës ende pa u verifikuar.

Kuvendi i Republikës së Kosovës si kundër përgjigje ndaj Dik Martit i cili akuzoi UÇK-në se ka bërë trafikim të organeve të civilëve të pa fajshëm, dhe krime kundër njerzimit, inicoj të bëhen hetime dhe u votua rezoluta në Strazburg.

Kjo gjë u kundërshtua nga i gjithë opinioni dhe elita politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike, pasi që lufta e UÇK-së ishte me karakter çlirimtar, për mbrojtjen e popullit shqiptarë të kosovës nga okupatori Sërb dhe regjimi fashist i Millosheviqit, regjim i cili ka kryer gjenocid dhe krime ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Pra, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe elita politike votuan për formimin e Gjykatës Speciale me të vetmin qëllim duke besuare në drejtësi, që ti japin mundësinë faktorit ndërkombëtarë të vërtetojnë pastërtinë e luftëtarëve të lirisë në Kosovë, të cilët mision e kishin çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e pragut të shtëpisë.

Elita politike e Kosovës votoi pro formimit te Gjykatës Speciale që të meret me drejtësi e jo të mer vendime politike, ashtu siç veproj prokurori i kësaje gjykate, me veprime të kundërligjshme, duke publikuar aktakuzë ende pa u verifikuar ndaj Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dhe kryetari i P.D.K.-së z. Kadri Veseli.

Dy ish luftëtarë dhe udhëheqës të UÇK-së që i sollën Kosovës lirinë dhe pavarsinë.

Njëkohësisht secili prej nesh duhet të jetë i vetëdishëm se nuk po akuzohet z.Hashim Thaçi dhe z.Kadri Veseli, por po akuzohet Amblema e UÇK-së dhe Shteti i Kosovës, prandaj prokurori i Gjykates Speciale duhet te jap dorheqje.

Nëse kjo nuk ndodhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të mblidhet urgjentish, të votojë shpërbërjen e kësaj gjykate e cila ka humbur kredibilitetin dhe besimin te qytetarët e Kosovës dhe më gjërë, pasi që ky prokuror i Gjykatës Speciale po mer vendime politike në dem të Shtetit të Kosovës dhe UÇK-së.