Ziberi: Izet Mexhiti mbetet pjesë e grupit parlamentar të BDI-së (Video)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Arben Ziberi, nuk ka dashur të flet shumë për tërheqjen e Izet Mexhiti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Ziberi tha se, Mexhiti e ka sqaruar vetë dorëheqjen e tij dhe pavarësisht largimit nga pozita e deridjeshme, ai mbetet pjesë e grupit parlamentar të BDI-së.

“Izet Mexhiti vetë e ka sqaruar dorëheqjen e tij në profilin e vet në Facebook. Izet Mexhiti është pjesë e grupit parlamentar të BDI-së pasiqë është deputet i BDI-së dhe sigurisht që këtu nuk ka dilemë a do të funksionojë grupi parlamentar i BDI-së”, tha deputeti I BDI-së, Arben Ziberi për gazetën LAJM.