Ziberi: Institucioni i Avokatit të Popullit do të marrë pamje tjetër

Një nga angazhimet kryesore të avokatit të ri të popullit, Naser Ziberi, është që institucioni me të cilin do të udhëheqë, të marrë pamje tjetër. Kjo deklaratë u bë nga avokati i popullit Ziberi sonte në emisionin “Top Tema” në televizionin Tellma, duke vlerësuar se pozicioni ligjor kushtetues i avokatit të popullit është solid.

“Pajtohem që shpesh këto deklarata janë deklarative dhe se mbështetja e tyre përgjatë mandatit zvogëlohet, ndërsa ngadalë edhe qytetarët fillojnë të humbin besimin. Por në periudhën e ardhshme, do të investoj të gjitha burimet e mia, kapacitetet për të mohuar praktikën dhe skepticizmin e të gjithë atyre që mendojnë se ky mandat i avokatit të popullit do të përfundojë në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Ziberi.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se është i gatshëm që institucioni i Avokatit të Populli të vendoset në baza të vërteta.

“Fillimisht mendoj në absorbimin, në mbledhjen, si dhe vënien në funksion të të gjitha kompetencave që jep ligji, së dyti për të qenë bashkëpunues dhe transparent në funksionin e tij dhe për të pasur bashkëpunim solid, kryesisht me mediat, ndërsa përmes mediave për të informuar qytetarët çfarë po bëjmë dhe çfarë problemesh po hasim dhe përmes kësaj në një mënyre të jemi presion mbi organet drejtuese, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të gjitha institucionet që bijnë nën rrezen tonë të vëzhgimit”, deklaroi Ziberi.