Ziadin Sela, rizgjidhet në krye të ASH-së

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, ka zgjedhur për kryetar Ziadin Selën me 651 vota. Sela ishte kandidati i vetëm, ndërsa është votuar edhe Kuvendi Qendror, Statuti i Partisë dhe Platforma.

Sela tha se partia nuk ka kohë për të humbur.

“ASH do të nis dhe do të punojë orë e çast, shtëpi në shtëpi, pa marrë parasysh që nuk janë të paralajmëruar zgjedhjet, ne do të mundohemi që sa më shpejtë të ndodhin ato. Në Aleancë për Shqiptarët me shqiptarë, bashkë me gjithë ju të korrim fitoren kaq shumë të pritur këtu në RMV”, tha Sela.

Ziadin Sela foli edhe për raportin edhe me Arben Taravarin, duke thënë se janë të kota tentimet për të shkaktuar përçarje mes tyre.