Beniada dhe Arditi janë komentuar gjatë rrugëtimit që ata kanë pasur së bashku në “Big Brother VIP”.
Ata kanë pasur afrimitet gjatë qëndrimit të tyre në “BBV”, por që raporti i tyre u ndërpre pas daljes së Arditit, shkruan lajmi.net.
Por në anën tjetër Arditi shprehu haptas se po e priste që Beniada të dilte dhe njohja e tyre të vijonte jashtë.
Megjithatë, modelja mohoi se mes tyre mund të lindë diçka mes tyre duke shprehur se Arditin e ka vetëm shok.
Por ky i fundit, ka ngjallur sërish dyshime duke postuar bisedat e fundit që ka bërë me modelen.
Këngëtari zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, ku një nga ata i kërkon të tregojë mesazhet e fundit me Beniadën.
Ai nuk ka hezituar t’i publikojë mesazhet e tyre në “WhatsApp”.
“Po të ngacmoj,” shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ndërsa modelja i përgjigjet me fjalën “cretino” që në gjuhën shqipe përkthehet idiot.
Më tej biseda mbyllet me mesazhin e Arditit i cili shkruan: “Natën shpirt, të dua”, dhe e shoqëron me një zemër.
Ndërkohë, në storyn e shpërndarë këngëtari shkruan duke qeshur që “Beniada do e vrasë”./Lajmi.net/