Ziadin Sela rezulton pozitiv me virus

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me anë të një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me virus.

“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për virus dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv. Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjeksore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët… I juaji Ziadin Sela”, ka shkruar Sela.