Ziadin Sela për 27 prillin: Feta Alimi sa më shpejtë të lirohet kurse terroristët të vuajnë dënimet

I ftuar në Klan Maqedonia, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela,duke folur për 27prillin dhe zhvillimet e fundit rreth temës në fjalë pas deklaratës së Prezidentit Pendarovski dhe protestave të opozitës maqedonase se të dënuarit për rastin në fjalë nuk janë terroristë por mbrojtës të kushtetutës.

Sela ka thënë se deklarata e Prezidentit dhe protestat e opozitës maqedonase janë skandaloze,por shumë herët këtyre u hapi rrugën një deklaratë e Ali Ahmetit para dy viteve kur tha që nuk pajtohet me kualifikimin,,terrorizëm” sepse sipas Ahmetit ata paskan vepruar me emocione,epo tani kur ua hapë rrugën një shqiptarë këtë do presësh nga VMRO.
Sa i takon kësaj teme, un them që i vetmi i pafajshëm që sot gjindet në burg është Feta Alimi i cili më shpëtoi kokën mua. Por ata terroristët dhe huliganët që u dënuan duhet të vuajnë dënimin por edhe shumë të tjerë që disa u amnestuan e disa u lejuan dhe ndihmuan nga pushteti që të arratisen gjithashtu duhet të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen sepse më 27 prill sulmuan Kuvendin me paramendim për të vrarë.

Kurse sa u takon protestave të opozitës, të gjithë ata që kërkojnë lirimin e teroristëve dhe huliganëve nuk janë më ndryshe se vet ata.ka thënë Sela për Klan Maqedonia.