Shabani: Grubi, Bekteshi e Kadriu manipulojnë me banorët e Vrapçishtit

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka demaskuar paraardhësin e tij, aktualisht deputet i BDI-së, Bajram Kadria për parcelat në Komunën e Vrapçishtit ku pati investime të kompanive private. Ai në emisionin Click Plus tha se Kadria herë proteston kundër investimeve, ndërsa bashkëpartiakët e tij vijnë dhe mburren me investimet në Komunën e Vrapçishtit.

“Para një jave e gjithë qeveria, zv kryeministri Grubi, Bekteshi, deputetë të asaj zone nga Gostivari ku ato investime janë në Komunën e Vrapçishtit, investim 5 milion euro dhe do të ketë të punësuar nga 200 e më tepër. Zotëriu pse nuk ishte atë ditë? Cmimin prej një euro e cakton Parlamenti, dy parcela janë nga rreth 20 mijë metër katrot. Manipulimi i qytetarëve që janë nxitur të dalin në protesta dhe unë e ftoj publikisht të tregojë janë vakëfe apo s’janë dhe kush e cakton çmimin. Këta edhe dalin protestojnë kundër edhe tentojnë të marrin meritat për investime”, tha Shabani.