Ziadin Sela e mbron në Parlament vëllaun e El Chekës (Video)

Fjalimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në Kuvend!
Të nderuar deputetë
I nderuar Kryeminister
Të nderuara media,
‘Do të doja ta nis këtë paraqitjen time me atë se me çfarë motivesh dhe çfarë qëllimesh u krijua kjo Qeveri dhe morri mandatin për të qeverisur. Erdhi në emër të luftës kundër një regjimi i cili ishte totalitar, i cili kishte dhe nishane të një diktature. Sot ku jemi?
Gazetarë të shumë zëshëm atëherë bënin luftë kundër regjimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndoshta i keni dëgjuar që janë kërcënuar për jetën e tyre. Në qoftë se qëllimi ishte të ketë liri fjale, të ketë gazetari të pavarur dhe kur del sot një gazetarë dhe thotë që ndihet i kërcënuar për jetën e tij, kjo është alarm zoti Kryeministër dhe për këtë keni përgjegjësi. Sepse bashkë e rrëzuan një regjim dhe nga ana tjetër unë ndihem krenar që nuk kam dorë në ndërtimin e një regjimi të radhës. Ku jemi sot? Jemi përsëri te apsolutizmi, dhe a e dini se ku e keni dëshminë më të mirë? Nuk ka kundër pushtet, gjyqtarët Zvarovski janë aty dhe vendimet e gjyqeve janë përsëri të motivuara politikisht.
Nuk është kjo demokracia nuk është kjo liria. Baza themelore e një demokracie liberale që është liria e individit neve na mungon. Ne aktualisht mund të themi gjithçka, por e dini se ku jemi kthyer? Jemi kthyer në demokracinë antike, athinase në të cilën liria individuale nuk ekzistonte aspak. Kur mungon liria individuale shndërrohemi në një shtet mizor, në një shtet vrasës, shndërrohemi në ‘vdekja vet’. E ky është problem real. Mungesa e reformave në drejtësi dhe zërat nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët na duan të mirën, dhe për shkak të së cilës ne nuk morëm datë për hapje të negociatave. Pikërisht, këto mesazhe mundohen të na i transmentojnë. Dhe a e dini se pse na mungojnë këto liritë e individit?
Sepse ne që sot po flasim ndoshta është ende në arrest Blerim Ahmedi, njeriu i cili ka thirrur një protestë, ky është i vetmi faj i tij. Jeni të informuar për këtë gjë zoti Kryeministër. Ai mund të jetë kush do, mund të ketë qëndrimet e tija, por të drejtën e protestës e ka të garantuar me Kushtetutë. Neve po shndërrohemi në një regjim totalitar, sepse policia është në shërbim të partive politike. Subjekte politike të veçanta kanë krijuar grup për të ndjek të rinjtë, kanë krijuar grup për ti frikësuar dhe burgosur të rinjtë të cilët shkruajnë grafitë dhe parulla, i marrin në polici për orë të tërë për ti pyetur se kush është organizatori. Gjithsecili e ka të drejtën për të shkruar parulla, në qoftë se me ligj është e sanksionuar se do të paguaj 50 euro dënim, le ta paguaj dhe nuk është puna e një polici, e një inspektori policie të instaluar aty që të marrë pyetje se kush qenka organizatori. Organizatori i tyre e dini se kush është? E drejta e tyre për një jetë më të mirë, e drejta e tyre për të qenë të lirë e drejta e tyre për të mos pasur përfaqësues të cilët janë të inkuadruar në krim të cilët ju i mbroni dhe i mbani akoma ministër. Ky është realiteti!

Në qoftë se flasim për pjesën tjetër, çfarë llojë drejtësie kemi ne? A e dini kush është ligji këtu? E kam fjalën te rasti i të riut fatkeqësisht i vdekur Nikolla Sasdovski, ku një vrasje aksidentale u rikualifikua në vrasje mizore sepse kjo ishte thirrja e turmës, e autorët meqë ishin shqiptarë u dha dënim maksimal. Dhe doni dëshmi tjetër dhe krahasim se ku është drejtësia selektive. Rasti i Almirit, një vrasje e qëllimtë me automjet cilësohet vrasje aksidentale dhe një vrasje aksidentale cilësohet si vrasje mizore. Nuk ka Bashkim Evropian në këtë formë!
Të gjithë duam të jemi atje. Shpesh përmendet në fjalorët politike që ne normat dhe standardet e Bashkimit Evropian na duhen për ne këtu. Por kjo mungon. Dhe tani jemi dëshmitar të thirrjeve të Ambasadorëve të huaj të Francës, të Hollandës, dhe unë shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje të gjithë ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatik këtu që të dalin dhe tu tregojnë gishtin të gjithë funksionarëve politik pa marrë parasysh a janë të opozitës apo të qeverisë, me gisht tu drejtohet e tu thuhet se kush janë njerëzit e korruptuar dhe të inkriminuar këtu. Ministrin e Ekonomisë e shohë se që parë qeshet aty, sepse ndjehet i sigurt në kapjen që i ka bërë Qeverisë për të ruajtur pozicionet e tyre dhe në presionin që ua bënë rinisë dhe qytetarëve të këtij shteti. Natyrisht që ne mund të flasim, se po bëhet zgjedhja e Qeverisë dhe nga ana tjetër elementet kryesore në të cilën ministrat kryesorë kanë pasur akuza dhe nuk janë prekur.
Ç’ndodhë me arsimin? Ishte një ndër premtimet kryesore që i bëtë në fushatë elektorale. Ministri i Arsimit është njeri i cili ka marrë titull shkencor në papajtueshmëri me ligjin. Inspektori që e zbulon këtë skandal kërcënohet nga Ministri i Arsimit dhe nga zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme. Dhe askush nuk merret me këto. Kjo është diktaturë! Agim Nuhiu e kërcënon inspektorin në fjalë, dhe po ndodh fenomeni që çdoherë është aty drejtori i inspektoriatit të arsimit të nënshkruaj procesverbale./Infomagazin