Zhvillimet në veri: Aktivizohet alarmi i qytetit, protestuesit serb hedhin gaz lotsjellës

Aksioni i policisë po zhvillohet ndaj barnatoreve dhe dyqaneve që dyshohet se përdorin mallra me banderola serbe, transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas fillimit të aksionit të policisë, është lëshuar “alarmi i qytetit” në Mitrovicën veriore dhe kanë filluar protestat e banorëve serb.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, protestuesit kanë hedhur edhe gaz lotsjellës. /Lajmi.net/