Zhvillim kompleks për përballimin e ndryshimeve klimatike

Intensiteti i lëshimit të karbonit në Kinë po ulet pandërprerë, duke u pakësuar vjet mbi 51 % në krahasim me nivelin e vitit 2005.

Për një periudhë të gjatë, Kina i është përkushtuar shfrytëzimit të energjive jofosile, duke përmirësuar pandërprerë strukturën e konsumit energjetik. Deri në tetorin e sivjetshëm, vëllimi i agregateve të instaluara të prodhimit të elektricitetit me anë të energjive të përtëritshme i kaloi 1.4 miliardë KW, duke zënë 49.9 % të vëllimit të përgjithshëm kombëtar të prodhimit të energjisë elektrike dhe duke u radhitur për disa vjet me radhë në vendin e parë në botë.

Gjithashtu, Kina po shton vazhdimisht investimet në risitë teknologjike për të nxitur ngritjen e ndjeshme të përdorimit të energjisë së përtëritshme.

Që nga viti 2013, Kina ka publikuar një sërë ligjesh, rregullash dhe politikash për sistemimin e ndotjes së ajrit, pakësimin e ndotjeve, uljen e lëshimit të karbonit, nxitjen e ekonomisë së qarkullueshme, realizimin sipas planifikimit të kulmit të lëshimit dhe të asnjanësimit të karbonit, duke nxitur zhvillimin e bashkërenduar në fushat ekonomike, shoqërore dhe mjedisore, shkruan CMG.

Si anëtare e “familjes së Jugut”, Kina ka nxitur gjithmonë bashkëpunimin Jug-Jug kundër ndryshimeve klimatike, duke ofruar ndihmë zhvillimi për më shumë se 160 vende dhe duke ndërtuar së bashku “Një brez, një rrugë” me mbi 150 vende të botës. Deri tani, janë zhvilluar 75 projekte për zbutjen e përshtatjen sa u përket ndryshimeve klimatike.
Kina ka bërë shumë punë të mirë në përballimin e ndryshimeve klimatike dhe ka ecur në rrugën e drejtë”, tha presidenti i Organizatës Meteorologjike Botërore, dr. Abdulla Ahmed Al Mandous, gjatë pjesëmarrjes në COP28 të zhvilluar në Dubai.