Zhvillim i mëtejshëm i partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit kino- italian

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike të martën me kryeministrin italian Mario Draghi.
Xi vuri në dukje se marrëdhëniet kino-italiane kanë bazë të thellë historike dhe të dy vendet kanë përfitime të ndërsjella nga bashkëpunimi, e çmojnë njëri-tjetrin nga ana kulturore dhe e ndihmojnë njëri-tjetrin përballë vështirësive. Kina dëshiron të ruajë drejtimin e duhur të zhvillimit të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-italiane, të këmbëngulë në respektin e ndërsjellë, të ruajë miqësinë kino-italiane dhe të thellojë bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella.
Xi e vlerësoi lart rolin e Italisë si vendi kryetar i radhës i G20-s për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë publike globale dhe të bashkëpunimit ekonomik.
Mario Draghi u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet italo-kineze kanë njohur një prirje të mirë zhvillimi. Ai theksoi se Italia u kushton vëmendje të madhe marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën dhe shpreson në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme. Roma falënderon për përkrahjen e palës kineze për punën e Italisë si vendi kryetar i radhës i G20-s dhe vlerëson lart përpjekjet dhe kontributin pozitiv të Kinës për përballimin e ndryshimit global të klimës.