Dita e pavarësisë, Pendarovski: T’i afrohemi legjislacionit evropian

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka falënderuar deputetët e përbërjes së parë parlamentare për kontributin e tyre, transmeton Alsat. Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni evropian.

“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.