Zhivko Mukaetov mbetet kryetar i federatës së hendbollit deri në vitin 2025 (Video)

Zhivko Mukaetov edhe zyrtarisht do të drejtojë Federatën e Hendbollit të Maqedonisë në 4 vitet e ardhshme. Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur sot në hotelin Aleksandar Pallas, Mukaetov mori besimin nga të gjitha klubet dhe kështu do të mbetet në krye të federatës së hendbollit deri në vitin 2025. Ndryshe Mukaetov vite me radhë udhëheq Federatën e hendbollit dhe konsiderohet si një prej drejtuesve më të sukseshëm sportiv në vendin tonë. Ndryshe Mukaetov është në krye të federatës së hendbollit që nga viti 2013.