Zhduket shqiptarja në Gjermani: Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Florina Zekirit

Florina Zekiri, rezulton e zhdukur që prej datës 11.06.2026, rreth orës 08:00, në Kornwestheim, Gjermani.

​Ajo është parë për herë të fundit kur është nisur për në punë në një kopsht fëmijësh në Kornwestheim. Sipas informacioneve të familjarëve, sinjali i fundit i telefonit të saj është regjistruar në Tübingen.
​Në momentin e zhdukes kishte veshur xhaketë të bardhë, xhinse të zeza dhe mbante një çantë gri.

​Policia është njoftuar dhe po merret me rastin, ndërsa familjarët vazhdojnë kërkimet. Dyshohet se ajo mund të ndodhet në zonën e Stuttgartit ose në qytete të tjera përreth.

​Nëse e keni parë ose keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj, ju lutemi kontaktoni menjëherë në: +49 176 41256860

​Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për gjetjen e Florindës.