Zhbogar: Askund pa maskë!

Ambasadori evropian Samuel Zhbogar në Fejsbuk publikoi video në të cilën në gjuhën maqedonase bën thirrje për respektim të masave për mbrojtje nga Kovid-19.

“Virusi është pjesë e jona. Vetëm me respektimin e masave do të arrijmë të kemi përditshmëri të sigurt. Mbajtja e maskës në markete, në tregje, në vendvotime, në bankë apo në ambient tjetër të mbyllur është çelësi për mbrojtjen dhe sigurinë tonë themelore. Askund ma maskë!”, porosit euroambasadori Zhbogar.