Zhbllokohet ‘Clasico’, Real Madrid merr epërsinë

Është zhbllokuar sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Real Madrid ka arritur që pas vetëm pesë minutave ta zhbllokojë sfidën kundër Barcelonës, shkruan lajmi.net.

Mjaftuan pak minuta që Fede Valverde të vinte në një pozitë 1 kundër 1 me portierin.

Nga ajo pozitë, mesfushori nuk pati telashe që të dërgonte topin në rrjetë.

Kështu, Real Madrid shkon në epërsi pas gjuajtjes së parë drejt portës së Barcelonës.