“Zgjohuni në këmbë”, Labinot Tahiri reagon përsëri në rrjete sociale

Labinot Tahiri këngëtari i njohur shqiptar i dashur nga publiku tashmë e sa kohë ka bërë të ditur se nuk beson ekzistencën e Covid-19, shkruan lajmi.net.

Ai ka hyrë në Instagram për të reaguar ndaj Qeverisë dhe masave të reja, të cilat ishin për fundjavë në Kosovë për shkak të përhapjes së madhe të virusit COVID-19.

Në një postim të bërë në Instastoryn ka shkruar gjerë e gjatë duke bërë thirrje për popullin të reagojë ndaj masave të reja.

Postimi i plotë vijon si më poshtë.

“O firma të nderuara, të cilat vet jeni zgjuar në këmbë duke bërë biznese e duke i lënë paratë në atdheun tuaj.

O ju Gastronom, që sa investimet i keni bërë me miliona kredia jeni e kurrë shteti nuk ju ka ndihmuar, leni statuset e paralajmërimet por zgjohuni në këmbë. O ju prindër që keni fëmijët nëpër shkolla e studentë si kanë me u bë ata kirurgë e të mirë kur mësojmë kot ‘online’. O njerëz, unë e kam shpirtin e fuqishëm kur bëhet zgjedhje për popull se sa për vete di të bëj zgjidhje.

O sa njeri ankohet e të gjithë duke i mbyllur bizneset. Zgjohuni në këmbë. Estradën nuk e thërras më në protesta se disa VIP në kryeqytet kanë dashur të më nënçmojnë dhe nuk janë dalë me mua, kurse sot janë mbetur pa punë dhe ato para që i kanë do ju shterohen.

E dimë bre mirë që shëndeti është primar, po përse asnjë deputet asnjë ministër nuk e la pa marrë rroga në këtë kohë si populli që mbeti i varfër.

O drejtësia nuk vjen pa u çuar në këmbë. E di që nesër ndoshta nuk më mbroni se ka mundësi të ndëshkohem për këto shkrime, ama më mirë me fytyrë e kokën lartë se sa servile e të mposhtur. Zoti ju dashtë më shumë se unë”.

Ndërsa thotë se duhet ta mbështesim edhe pse ai ndoshta do të ndëshkohet në të ardhmen për këto thirrje./Lajmi.net/