Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ka munguar në ditëlindjen e tezes por i ka uruar atë me një postim në rrjetin Instagram.
Rita Ora është shprehur emocionale me rastin e ditëlindjes së tezes së saj duke nxjerrë një fotografi nga arkiva, ndërsa dihet se Rita asnjëherë nuk ngurron të shpreh dashurinë për familjen.
“Happy Birthday Tezja” thotë Rita ndërsa tezja dukesh e qeshur në imazhin e ndarë.
Së fundmi Rita Ora ishte pjesë e natës të ndarjes së çmimeve MTV EMA ku prezantoi së bashku me grupin e njohur britanez Little Mix.