Zgjidhet problemi shumëvjeçar, nxënësit e “Medreses Isa Beu” mund të regjistrohen në fakultetet e vendit

SHKUP (AA) - Me rastin e 30-vjetorit të maturës të gjeneratës së parë të Medresesë “Isa Beu” – Shkup, në hapësirat kësaj medreseja është mbajtur një takim i përbashkët i të diplomuarve të gjeneratës së parë të kësaj shkolle të mesme profesionale. ( Besar Ademi - Anadolu Agency )

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiir ka njoftuar se është zgjidhur problemi me nxënësit e shkollës së mesme të “Medreses Isa Beu” lidhur me regjistrimin e tyre nëpër fakultetet e vendit.

“Me vendim qeverie zgjidhet problemi i “Medreses Isa Beu“
Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në Shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit. Me këtë u zgjodh problemi shumë vjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra.
Urime për medresantët”, ka shkruar ministri Shaqiri. /SHENJA/