Zgjerohet bashkëpunimi i Kinës me vendet e Amerikës Latine

Në Amerikën Latine, interesi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” me Kinën vazhdon të rritet. Një ngjarje e fundit simbol është vizita pak ditë më parë e ministrit argjentinas të Ekonomisë Massa në Kinën, ndërsa Kina dhe Argjentina nënshkruan një projekt bashkëpunimi për të promovuar bashkërisht ndërtimin e “Një brez, një rrugë”. Kjo është një tjetër arritje e bashkëpunimit kino-argjentinas, pasi Argjentina iu bashkua nismës në shkurt të vitit të kaluar, që do të thotë se të dyja palët kanë promovuar në mënyrë më konkrete bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Gjithashtu kohët e fundit, u përmbyll në Makao Forumi i 9-të i Bashkëpunimit Infrastrukturor Kinë-Vendet e Amerikës Latine e të Karaibeve. Sipas njoftimit zyrtar, të ftuarit në forum zhvilluan shkëmbime të thelluara mendimesh për tema si ndërtimi i përbashkët cilësor i “Një brez, një rrugë”.

Sipas statistikave më të fundit, rrethi i miqve për ndërtimin e përbashkët prej Kinës dhe Amerikës Latine të “Një brez, një rrugë ” është zgjeruar në 21 vende.
Aktualisht, Kina është partnerja e dytë më e madhe tregtare e Amerikës Latine për 10 vjet rresht. Në vitin 2022, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërmjet Kinës dhe Amerikës Latine arriti në 485.79 miliardë dollarë amerikanë, duke përbërë një rekord. Mund të shihet se efekti më i drejtpërdrejtë i ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë” është rritja e vëllimit të tregtisë midis Kinës dhe Amerikës Latine, duke i lejuar Amerikën Latine të gëzojë dividentët e rritjes ekonomike të Kinës.

Përveç kësaj, duke qenë se disa projekte bashkëpunimi në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë” ndodhen në zona të thella të vendeve të Amerikës Latine, zbatimi i tyre ka nxitur drejtpërdrejt zhvillimin e punësimin vendor dhe ka përmirësuar jetesën e njerëzve. Cauchari në provincën Jujuy të Argjentinës dikur ishte një ndër rajonet më të pazhvilluara në vend. Në vitin 2017, Kina investoi në ndërtimin e centralit të energjisë fotovoltaike me kapacitetin më të madh të instaluar dhe lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit në Amerikën e Jugut, që u vu zyrtarisht në funksionim në shtator 2020. Në vitin e parë të prodhimit të energjisë, kjo vepër zgjidhi problemin e punësimit të më shumë se dhjetë fshatrave përreth. Deri në fund të shkurtit 2023, centrali ka prodhuar gjithsej 1.74 milionë megavatorë energji elektrike, gjë që ka lehtësuar ndjeshëm mungesën e energjisë elektrike në vend.

Më e rëndësishmja, nisma “Një brez, një rrugë ” i ka dhënë një hov të ri zhvillimit të vendeve të Amerikës Latine dhe ka rritur aftësitë e tyre për vetëzhvillim. Tani ndërtimi i infrastrukturës së re po bëhet një pikë e re e bashkëpunimit Kinë-Amerikë Latine. Në Forumin e 9-të të Bashkëpunimit Infrastrukturor Kinë–Vendet e Amerikës Latine e të Karaibeve, shumë pjesëmarrës nga Amerika Latine vunë në dukje se Kina ka epërsi në teknologji e përvojë, dhe nëpërmjet bashkëpunimit lidhur me “Një brez, një rrugë “, ajo ka promovuar ekonominë e gjelbër, ekonominë digjitale, teknologjinë e lartë e fusha të tjera dhe zhvillimi cilësor i bashkëpunimit ka sjellë një shtysë të re në transformimin dhe zhvillimin e Amerikës Latine