Rilindja kombëtare mbështetet në promovimin dhe shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve

Forumi i 1-rë për Ndërtimin e Fuqisë Kulturore të Kinës u hap të mërkurën pasdite në Shenzhen . Ky forum shënon një moment të rëndësishëm për të stimuluar inovacionin dhe krijimtarinë kulturore të gjithë kombit.

Duke përshëndetur këtë ngjarje me peshë për kulturën dhe historinë , presidenti kinez Xi Jinping tha se : kemi vendosur ndërtimin kulturor në një pozicion të spikatur në qeverisjen e vendit, kemi thelluar vazhdimisht të kuptuarit e ndërtimit kulturor, kemi promovuar zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe kemi arritur përparime në ndërtimin e një vendi me fuqi të madhe kulturore “.
Më tej Xi shtoi se : Nga një pikënisje e re historike, duhet të vazhdojmë të promovojmë lulëzimin kulturor, të ndërtojmë një vend të fuqishëm kulturalisht dhe qytetërimin modern të kombit kinez, të vazhdojmë të promovojmë shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve njerëzore dhe t’i japim energji të fortë shpirtërore ndërtimit të një vendi të fortë e rilindjes kombëtare.”