Zgjedhjet për këshillin në Tetovë, BESA takim me qytetarë në lagjen Teqe

Ka filluar kampanja për zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal të komunës së Tetovës. Partia e cila udhëheq komunën e Tetovës, Lëvizja BESA garon me kryetarin e degës në Tetovë Besar Durmishi, i cili udhëheq me listën “Shumicë për 8ovën”.

Lëvizja BESA mbrëmë ka qëndruar në lagjen Teqe, ku u prit nga një numër i madh banorësh, të cilëve ju drejtua kreu i kësaj partie, njëherit kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili tha se Vota për kandidatët e Lëvizjes BESA është votë për Tetovën. Për projektet ndërtuese e zhvilluese në mandatin 4 vjeçarë në qytetin tonë.

Gjithashtu tubimit ju adresua edhe bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA, Besar Durmishi, i cili tha se shumica në këshillin komunal duhet t’i takojë Lëvizjes BESA, për t’i vazhduar projektet tona. Ai gjithashtu shtroi pyetjen se pse rruga “Strasho Pinxhur” të quhet “Mujdin Aliu”.

Në këtë takim morrën pjesë edhe dy nënkryetarët e Lëvizjes BESA, Fatmir Limani dhe Besa Kadriu.