Zgjedhjet parlamentare në Serbi më 19 apo 26 prill?

Këshilli kryesor i Partisë Progresive Serbe, (SNS) do të prononcohet në seancën e 29 dhjetorit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Sipas burimeve të gazetës Blic nga Serbia, data e këtyre zgjedhjeve pritet të jetë 19 apo 26 prill i vitit të ardhshëm.

Në këtë seancë, sipas Blicit, anëtarët do të prononcohen për datën e zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë, do të prezantohen edhe personat e rinj të partisë.

Burime të Blicit, brenda SNS-së, theksojnë se kjo seancë do të jetë mundësi për analizën e rezultateve. Por edhe të flitet për plane.

“Pasi të përfundojnë bisedat me pushtetit dhe opozitës për ndërmjetësimin nga parlamentarët evropian, do të flasim për datën më të mirë për zgjedhjet parlamentare”, thekson burimi i Blic.