Vuçiç dhe Zaev në Tiranën më 20-21 dhjetor

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën në fund të dhjetorit.

Ai do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet me datat 20 dhe 21 dhjetor.

Tiranë pritet ta vizitojë edhe kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vizita bëhet ne kuadër të përpjekjeve për formimin e një “mini-Shengeni” ballkanik.

Këto përpjekje nisën rreth dy muaj më parë në Novi Sad të Serbisë, ku tre liderët Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama u dakordësuan për një gjë të tillë. Ata fuqizuan idenë e tyre me një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pritet finalizimi i saj në Durrës më 21 dhjetor.