Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në Ohër, në nisje të fushatës parlamentare, ka theksuar se partia do të zhvillojë fushatë pozitive, me projekte, shpresa dhe sic tha, me fushatë që do të rikthejë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

“Vlerësojmë se mungon shpresa. Përvec disa ve prej BDI-së dhe disa shërbëtorë të LSDM-së, të gjithë qytetarët tjerë kanë ndjenjën se janë qytetarë të dorës së dytë. Kjo duhet të ndalet, por pas 8 majit do të ketë përgjegjësi për gjithcka që ka ndodhur gjatë gjashtë vite e gjysmë. Në programin e koalicionit “Maqedonia Yte” mes tjerash parashihet rialokimi I mjeteve nga buxheti shtetëror për komunat, në vlerë 250 milion euro ose 1 miliardë euro për katër vitet e ardhshme. U bëj thirrje Kryetarëve të Komunave të përgatisin projekte” – tha Mickoski. /tvklan.mk/