Zgjedhjet e parakohshme, Taravari flet se a i konvenojnë dhe a do sfidohet BDI

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari theksoi për “Utrinski Brifing” se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme.

“Për mendimin tim është e pashmangshme që zgjedhjet e parakohshme të mbahen diku në shtator”, tha Arben Taravari.

Ai shton se koha do të tregojë, dhe anketat thonë se LSDM është një anije që fundoset sepse brenda ka përçarje.

Taravari thotë se BDI-së nuk i pëlqejnë as zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke qenë se në qytetet më të mëdha ku jetojnë shqiptarët i humbën zgjedhjet lokale.

Lidhur me kërkesën e partive më të vogla që janë pjesë e mazhorancës qeveritare që i dhanë afat qeverisë së re deri më 15 prill për të ndryshuar modelin zgjedhor në një zonë zgjedhore, Taravari thotë se AA është për një listë të hapur zgjedhore me tetë njësi, përcjell INA.

“Partitë e vogla që kanë 3-4 deputetë kushtëzojnë edhe qeverinë, e cila mund të shkaktojë krizë. Ne përgjithësisht jemi për lista të hapura, por qëndrimi ynë është që të kemi tetë zona. Argumenti ynë për këtë është se në Maqedoni ekzistojnë tetë rajone të zhvillimit ekonomik. Nëse duam demokratizimin e shoqërisë, ai duhet të fillojë nga partitë dhe prandaj duhet të shkojmë me lista të hapura zgjedhore. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të paraqesim argumentet tona. “Por dyshoj se zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojnë”, tha Taravari.(INA)