Zgjedhjet, anëtarët e KSHZ-së s’do të marrin kompensim shtesë

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk do të marrin kompensim shtesë për organizimin e këtij procesi zgjedhor. Këtë e bënë të ditur në seancën e fundit ku u vërtetuan sasitë e kompensimit për anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Këshillave zgjedhor në vendvotime. Të drejtën e kompensimit për punën e tyre në zgjedhje, anëtarët e trupave që do të zbatojnë zgjedhjet do ta humbin në rast se nuk marrin pejsë në trajnimet që KSHZ-ja i organizon për mbarëvajtjen e procesit. Gjithashtu, anëtarët e Këshillave zgjedhor mund të marrin 30% më pak nga shuma e paraparë për kompensim, në rast se votimi në atë vendvotim prishet për fajin e tyre.

Ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor obligojnë KSHZ-në që t’i sigurojë vetë dokumentet nga të gjitha institucionet kompetente për kandidatët për deputetë, materiale këto të cilat deri tani i kanë siguruar vetë partitë dhe i kanë dorëzuar në KSHZ.

Për ditën e zgjedhjeve, KSHZ-ja do të përpiqet të sigurojë kushte teknologjike për aplikimin e një pilot metode të re për votim, e cila nuk do të përfshijë sprejin dhe UV llambën. Kjo metodë do të jetë e detyrueshme për ciklet zgjedhore pas prillit.

Nëse jo tani, në zgjedhjet e ardhshme ky mbetet si detyrim për KSHZ-në për të zbatuar teknologji të re për votim në të gjithë vendin. Këtu e kam fjalën për tejkalimin e manyrës nënçmuese, do të thoja, të identifikimit aktual të votuesve me spërkatje me sprej dhe kontrollit me UV llambë. Ka mjete më bashkëkohore që mund të bëjnë identitifikimin e votuesve- deklaroi Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Në mungesë të numrit të nevojshëm të të punësuarve, problem i cili nuk gjeti zgjidhje edhe përskaj premtimeve nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, KSHZ-ja do të angazhojë trupa ndihmës për asistencë profesionale.

Kodi zgjedhor nuk pësoi ndryshime në dispozitat të cilat rregullojnë procesin e votimit në diasporë. Pjesa më e rëndësishme e ndryshimeve kanë të bëjnë me financimin e fushatës zgjedhore.