Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, i cili tërhiqet nga funksioni më 3 janar kur do të merr funksionin qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sot deklaroi se gjatë dy viteve e gjysmë, me diturinë dhe përvojën si afarist ka kontribuuar në ekonominë e shtetit dhe i ka nxitur edhe biznesmenët e tjerë ta bëjnë atë.
Ai nuk precizoi nëse do të pranonte një mandat të dytë në qeverinë e ardhshme, qoftë ajo e drejtuar nga LSDM-ja ose VMRO-DPMNE-ja.
Ai iu falënderua mediave për bashkëpunimin duke cekur se ka qenë i kritikuar pa të drejtë dhe opinioni është manipuluar për tema të ndjeshme.