Zeqiri: Regjimi e bëri të veten edhe në Dibër

Menjëherë pasi BDI shpalli fitore në Dibër, ka reaguar Arben Zeqiri, shef i sektorit për marrëdhënie me publikun në ASH.

“Në Dibër bien këmbanat!

Regjimi dhe aparati shtetëror e bëri të veten edhe në Dibër. Bekimi doli faqebardhë, Dibra luftoi deri në çastin e fundit dhe të gjithë e kanë të qartë se si arrin ky pushtet të përmbys një rezultat që dy herë radhazi ishte në favor të opozitës. Festat e tyre shënojnë kulmin e diktaturës prej të cilës duhet të çlirohemi, asesi të dorëzohemi!”, thuhet në reagimin e Zeqirit.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur sot në Dibër. Në këtë komunë kanë garuar Hekuran Duka nga BDI dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH/AAA./Gazeta Lajm