Zeqiri priti në takim kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, biseduan për vendkalimin Llojan-Miratoc

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri, ka pritur sot në takim kryetarin e Presheves Shqiperim Arifi dhe deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami.

“Biseduam per tema qe jane ne interes te perbashket posacerishte hapjes se pikes kufitare Llojan – Miratoc”, deklaroi Zeqiri për Gazetën Lajm pas takimit.

“Marreveshja mes dy qeverive eshte nenshkruara dhe Maqedonia e Veriut eshte ne pritje te harmonizimit te protokolit me autoritet e Beogradit per hapjen sa me te shpejt te kesaj pike kufitare qe eshte ne interes te banoreve te komunes se Likoves dhe komunes se Presheves”, theksoi Zeqiri.