Zaharieva: Pse në Maqedoni nuk thuhet e njëjta gjë për italianët dhe shqiptarët

Vetëm bullgarët në librat shkollore në Maqedoni janë prezantuar si popull fashist dhe këtu qëndron problemi. Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në intervistë për emisionin “Kontrakometar” të bllogerit Asen Genov, thotë se nëse bullgarët janë fashistë, atëherë fashistë janë edhe italianët edhe shqiptarët, për shkak se siç thotë ajo, edhe ata i kanë ndihmuar Gjermanisë.

Zaharieva shtoi se Bullgaria si anëtare e BE-së vazhdon që ta përkrahë perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit perëndimor, megjithatë nuk mund ta durojnë atë që po ndodh në Shkup.

“Unë nuk mendoj se populli bullgar është fashist. Kjo nuk është e vërtetë. Atëherë edhe italianët edhe shqiptarët gjithashtu duhet të quhen fashistë, për shkak se edhe ata ishin aleatë të Gjermanisë në atë moment historik. I vetmi popull që quhet fashist është populli bullgar”, tha Zaharieva.