Zeqiri: BDI i ka përgjakur duart në Kumanovë

Kuazi patriotizmi i tyre nuk kalon më. Unë e kam patjetër të përmendi, meqë jemi në Kumanovë, se nuk njoh parti tjetër politike përveç BDI-së e cila ka duar të përgjakura pikërisht këtu në Kumanovë, ka thënë nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri në takimin me kumanovarët.
“Ranë dy viktima, dy familje janë në zi, vetëm kush ta ketë kontrollin në organizatën komunale. Kjo është qesharake. Për këtë arsye, një parti e tillë e ka problem të hyjë në Kumanovë. Për këtë arsye Ali Ahmeti e ka problem të futet në Kumanovë”, tha Zeqiri.

“Për këtë arsye ata turpërohen. Mos ta përmendim atë që ndodhi në vitin 2015, ku janë tërësisht të involvuar. Për këtë arsye nuk dinë se çka të ofrojnë diçka të re. për këtë arsye do të mposhten në zgjedhjet e 15 korrikut, ashtu siç u mposht VMRO-DPMNE në vitin 2016”, shtoi ai.