Zënkë familjare në rrethin e Tetovës, arrestohen babë e bir

Një zënkë familjare në Pallaticë të Tetovës ka përfunduar me arrestimin e dy personave. Të arrestuarit janë në raport baba e bir, ndërsa personi të cilin ata e kanë kanosur dhe kërcënuar, sipas policisë është biri i njërit e vëllai i të arrestuarit tjetër. Policia po punon për zbardhjen e rastit.

“Me datë 03.12.2022 në ora 16.15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.J (51) dhe A.J (23) nga fshati Pallaticë, pasi paraprakisht kanë kanosur djalin dhe vëllain e tyre 19-vjeçar dhe me mjet të fortë ia kanë dëmtuar veturën që e ka drejtuar, me çka kanë rrezikuar sigurinë në komunikacion. Pas dokumentimit të çështjes ndaj tyre do të bëhet parashtresa përkatëse”, thonë nga policia./KlanMacedonia