Zeni Husmani rikthehet te NK Domzhale

Mesfushori defensiv Zeni Husmani është rikthyer te NK Domzhale në elitën e futbollit slloven, për të cilët ka nënshkruar kontratë prej dy vite e gjysmë.
Ai tashmë ka zhvilluar stërvitjen e parë.

29-vjeçari pas një sezoni te Shkëndija e Tetovës ka vendosur të kthehet në kampionatin slloven, për të luajtur për NK Domzhale.

Me kuqezinjtë është ndarë në mënyrë mjaftë korrekte.

Për NK Domzhale, ai ka luajtur nga sezoni 2012-2018.

Mësojmë se Husmani është pritur ngrohtësishtë nga bashkëlojtarët, stafi teknik dhe kryesia e klubit./Gazeta LAJM