Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar një letër urimi për Vitin e Ri 2020 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në këtë letër, presidenti Trump uron presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për festat e fundvitit.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Trump për urimin, duke ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.
Në ditët e kaluara, presidenti Thaçi ka pranuar shumë urime edhe nga liderë të ndryshëm botërorë.