Zendeli: S’kemi kontakte me “Grupin e Zjarrit”

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli thotë se nuk janë në kontakt me të ashtuquajturin “grupi i zjarrit” brenda BDI-së, përcjell TV21. Zendeli theksoi se të njëjtit nuk kanë koncept të qartë mbi funksionimin e tyre. Zendeli tha se janë të gatshëm të bisedojnë nëse ndryshon gjendja aktuale e tyre mbi mënyrën se si funksionojnë.

“Nuk jemi në kontakt me grupin e quajtur “grupi i zjarrit” për shkak se nuk kanë ndonjë platformë të qartë nga na e këtij grupi, apo ndonjë koncept të qartë të funksionimit, më tepër e shohim si Lëvizje Bese si çështje të brendshme brenda BDI-së, pozicioneve të brendshme. Kur të ketë diçka të re nga ana e këtij grupi, që del jashtë kësaj që përfaqësojnë, atëherë mund të bisedojmë”, deklaroi Zendeli.