Zendaya rikthehet me një performancë në “Coachella” pas shumë vitesh mungese në skenë

Zendaya iu bashkua Labrinth për setin e tij në “Coachella”, i cili u mbajt në Indio të Kalifornisë.

Aktorja 26-vjeçare dukej se po e shfrytëzonte sa më shumë kohën e saj në skenë, gjatë së cilës performoi këngën e shfaqur në hitin “Euphoria”, “All For Us”, në të cilin kishte bashkëpunuar më parë me 34-vjeçarin.

Sipas TMZ , shfaqja e këngëtares, e cila së fundmi u bë ambasadorja e re e shtëpisë së Louis Vuitton, shënon herën e parë që ajo këndonte në skenë pas disa vitesh.

Foto: Instagram

Zendaya veshi një fustan rozë që tregonte krahët e saj të tonifikuar me një bluzë të bardhë gjatë kohës që ishte në skenë.

Aktorja e “The Spider-Man: Homecoming”zgjodhi gjithashtu një palë këpucë lëkure të larta deri në kofshë.

Foto: Instagram

Performuesja më pas ka shprehur mirënjohjen e saj si për Labrinthin ashtu edhe për turmën që ishte mbledhur për t’i parë ata duke performuar.

Aktorja postoi gjithashtu një video tjetër në të cilën ajo e përshkroi përvojën si ‘një natë magjike dhe të bukur’.

Ajo shtoi: “Faleminderit të gjithëve që më mirëpritët përsëri në atë skenë me krahë hapur”.

Foto: Instagram

Këngëtari më parë solli Billie Eilish për të performuar gjatë setit të tij për fundjavën e parë të festivalit vjetor të muzikës.

“All For Us” u publikua në 2019 dhe u shfaq në albumin “Imagination&the Misfit Kid”, i cili gjithashtu debutoi atë vit.

Foto: Getty Images
Foto: Getty Images