“Zemra gjak po më pikon, loti për ju nuk ndalet”, Sabriu Fejzullahu shprehet zemërthyer për viktimat në Kroaci

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik në Kroaci me udhëtarë kosovarë të cilët po udhëtonin nga Gjermania drejt vendlindjes, dhe aty gjetën vdekjen së paku 10 persona ndërsa ka edhe mbi 50 të lënduar të tjerë, shkruan lajmi.net.

Ky aksident tragjik ka prekur thellë popullin kosovar ndërsa edhe estrada shqiptare ka filluar duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat si pasojë e aksidentit.

Ndër ta është edhe Sabri Fejzullahu i cili u shpreh zemërthyer dhe shumë i pikëlluar kur hyri në Instagram për të shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave./Lajmi.net/