Zelesky: Rusët po vjedhin pajisjet mjekësore në Kherson

FILE - Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy is seen on a screen as addresses the audience from Kyiv during the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Monday, May 23, 2022. Ukraine's president said Wednesday, May 25, 2022 that Russia must pull back to its pre-war positions as a first step before diplomatic talks, a negotiating line that Moscow is unlikely to agree to anytime soon. (AP Photo/Markus Schreiber, File)

Forcat ruse në rajonin e pushtuar të Khersonit janë përfshirë në vjedhje masive të pajisjeve mjekësore dhe ambulancave në një përpjekje për ta bërë zonën të pabanueshme, tha në një deklaratë presidenti Volodymyr Zelensky, shkruan The Guardian.

Kherson është një nga katër rajonet që Moska pretendon se është pjesë e Federatës Ruse.

“Pushtuesit kanë vendosur të shkatërrojnë qendrat mjekësore në qytete, të marrin pajisjet, ambulancat, gjithçka. Ata janë duke ushtruar presion mbi mjekët që kanë mbetur për t’u zhvendosur në territorin e Rusisë,” tha Zelensky.