Mbreti Charles III merr rolin e Harry-t në Marinën Mbretërore

Mbreti Charles III është shpallur si kreu ceremonial i Marinsave Mbretërore, një pozicion ky që më parë e kishte mbajtur djali i tij Princi Harry, Duka i Sussex.

Harry kishte qenë Kapiten i Përgjithshëm i Marinsave Mbretërore derisa u tërhoq nga detyrat mbretërore dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara. Theksojmë se pozicioni i Princit Harry u hoq në shkurt 2021, së bashku me titujt e të tjerë të nderit ushtarak, pasi ai hoqi dorë nga detyrat mbretërore.

Më herët këtë rol e kishte mbajtur babai i Mbretit, Duka i Edinburgut, dhe gjithashtu gjyshi i tij George VI.

Shpallja e Mbretit si Kapiten i ri i Përgjithshëm u bë në 358 vjetorin e themelimit të Marinsave Mbretërore, në tetor 1664 gjatë mbretërimit të mbretit Charles II.

Докажаниот метод на нашиот студент им помогна на илјадници луѓе да го подобрат видот – ги полуди сите во регионот
Mbreti Charles III vlerësoi Marinsat Mbretërore për “guximin, vendosmërinë, vetëdisiplinën dhe aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të duruar në mjediset më ekstreme”.