Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka premtuar se do të ndjekë me zell akuzat për krime lufte kundër forcave ruse në rajonet e pushtuara të vendit.
Gjatë fjalimit që mbajti mbrëmë para popullit ukrainas, Zelensky tha se hetuesit do të bëjnë të pamundurën për të identifikuar autorët e krimeve.
“Ne tashmë po bëjmë gjithçka që është e mundur për të identifikuar sa më shpejt të gjithë ushtrinë ruse të përfshirë në këto krime”, tha ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo do të jetë një punë e përbashkët e shtetit tonë me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare, në veçanti me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“Të gjitha krimet e pushtuesve janë të dokumentuara. Është siguruar baza e nevojshme procedurale për nxjerrjen e ushtarakëve fajtorë rusë para drejtësisë për çdo krim që ata kryejnë”
Udhëheqësi ukrainas shtoi se ai kishte diskutuar statusin e hetimeve me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen, presidentin polak Andrzej Duda dhe kancelarin austriak Karl Nehammer.