Zelensky uron Macron për fitoren: Është një mik i vërtetë i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron për fitoren, shkruan BBC.

Në një postim në Twitter, Zelensky e përshkroi Macronin si një “mik të vërtetë” dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e Francës që nga fillimi i pushtimit rus.

 

“Jam i bindur se së bashku po shkojmë drejt fitoreve të reja të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Macron ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke vizituar Presidentin rus në Moskë përpara pushtimit të Rusisë.

/abcnews.al