Zelensky: Ukraina po lëvizë drejt fitores

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelinsky ka publikuar një video-porosi të re, në të cilën theksoi se Ukraina po lëvizë drejt fitores.“Kemi arritur në një udhëkryq strategjik. Tashmë jemi në rrugë drejtë fitores”, tha Zelinsky.

“Ka tashmë 16 ditë që po luftojmë për lirinë tonë. Kjo është katër herë më gjatë sesa që armiku kishte planifikuar për invazionin e tij. Katër herë më gjatë. Kundër një ushtrie, e cila është vlerësuar si një prej më të fortave në botë. E cila ka shpresuar se ukrainasit do të dorëzohen”, shtoi ai.

Zelensky foli edhe për vendimet më të reja të Bashkimit Evropian, duke qartësuar se nuk janë këto vendime që ka pritur Kievi.